Dikush ia vuri zjarrin një autosalloni në Çagllavicë, Policia jep detaje për dëmet

Disa vetura u raportua të jenë përfshirë nga zjarri mbrëmë në Çagllavicë. Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima mashkull ka raportuar se në parkingun e auto-sallonit të tij, që ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në Çagllvicë nga zjarri janë djegur dy vetura. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të…

Lajme

17/09/2024 08:46

Disa vetura u raportua të jenë përfshirë nga zjarri mbrëmë në Çagllavicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima mashkull ka raportuar se në parkingun e auto-sallonit të tij, që ndodhet në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj në Çagllvicë nga zjarri janë djegur dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Pas shikimit të kamerave të sigurisë është vërejtur se zjarrin e kanë shkaktuar-kanë djegur veturat dy persona të panjohur të cilët kishin shkuar aty me një veturë të panjohur, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/