Dikush i mori jetën dhe e varrosi në arat e fshatit Baicë- Prokuroria deklarohet për rastin tronditës të Bajraktarit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundi në vendin tonë. Një burrë rreth 60 vjeçar ishte raportuar fillimisht i zhdukur. Familjarët patën raportuar se Enver Bajraktari nga Lipjani është zhdukur dhe kërkohej ndihmë për gjetjen e tij. Por një ditë më vonë, Bajraktari u gjetë pa shenja jete, i varrosur në dy metra thellësi…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundi në vendin tonë.
Një burrë rreth 60 vjeçar ishte raportuar fillimisht i zhdukur. Familjarët patën raportuar se Enver Bajraktari nga Lipjani është zhdukur dhe kërkohej ndihmë për gjetjen e tij.
Por një ditë më vonë, Bajraktari u gjetë pa shenja jete, i varrosur në dy metra thellësi në një arë të fshatit Baicë Lipjanit.
Rasti në fjalë tanimë nga Policia e Kosovës është cilësuar si vrasje e rëndë, derisa po kryhen edhe hetimet e nevojshme se kush në fakt e vrau atë, si e vrau dhe kush e varrosi atë në këtë vend.
Në lidhje me rastin lajmi.net ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë nga ku u tha se aktualisht po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore intensive nga ana e prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Sipas prokurorisë në lidhje me informacionet shtesë, publiku do të njoftohet me kohë.
“Lidhur me rastin e raportuar të personit të zhdukur në Komunën e Lipjanit se me datë 04.05.2025, është gjetur një trup i pajetë, aktualisht janë duke ndërmarrë veprime hetimore intensive nga ana e prokurorisë themelore në Prishtinë në bashkëpunim me policinë e Kosovës, me qëllim të zbardhjes së plot të rrethanave të rastit.Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”
Kurse pak orë më parë Policia njoftoi se trupi i Bajktarit sipas IML-së është i freskët.
“Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij”.
Gjithashtu u tha se në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë dhe se rasti është duke u hetuar.
“Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK-ja.
Kurse familjarë të viktimës kanë deklaruar se Enveri nuk kishte pasur probleme apo konflikte të mëhershme me ndonjë person të caktuar./Lajmi.net/