Dikur të lidhur, fansat kapin momentin kur Dua Lipa e Ledri përqafohen në “Sunny Hill”

“Sunny Hill Festival” u mbajt për katër ditë rresht në Prishtinë, javën që lamë pas. Në këtë festival performuan yje botërore, e artistë shqiptarë, shkruan lajmi.net. Ndër artistët që performuan ishte edhe Ledri Vula, i cili vite më parë ishte në lidhje dashurie me këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën, e cila bashkë me…

ShowBiz

12/08/2022 20:46

“Sunny Hill Festival” u mbajt për katër ditë rresht në Prishtinë, javën që lamë pas.

Në këtë festival performuan yje botërore, e artistë shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Ndër artistët që performuan ishte edhe Ledri Vula, i cili vite më parë ishte në lidhje dashurie me këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën, e cila bashkë me babain e saj, Dugagjin Lipa, janë organizatorë të festivalit.

Së fundmi në rrjete sociale është publikuar një video e dyshes, ku shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin teksa bisedojnë.

Ndryshe, Ledri është baba i një vajze, dhe partnerja e tij është blogerja, Sara Hoxha./Lajmi.net/

@shpendlipa Ledri & Dua Lipa @ SunnyHill Festival #ledrivula #ledri #dualipa #dua #sunnyhillfestival #prishtine #kosova ♬ original sound – Shpend Lipa