Dikur protagoniste e reklamës së “X Factor”, sot Dua Lipa është më e famshme se çdo konkurrent që garoi në atë spektakël
Fansat mbeten të habitur se Dua ishte në reklamën e "X Factor" më 2014, ndërsa theksojnë se tani është më e sukseshme se kushdo që garoi atë vit.

ShowBiz
Është rishfaqur një video e Dua Lipës, e cila e shfaq atë duke luajtur në një reklamë të vitit 2013 për The X Factor, ndërsa ishte në moshën 17 vjeçare, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Fansat e këngëtares kanë mbetur të habitur për performancën e saj mbresëlënëse në videon një minutëshe, në të cilën ajo këndoi një cover të Sister Sledge’s Lost In Music për të promovuar audicionet.
Në rrjete sociale, fansat e fitueses së Çmimit Grammy, 25 vjeçe, kanë theksuar se ajo tani është më e suksesshme se kushdo që garoi në shfaqjen e talenteve ITV atë vit.
Dua portretizoi një ‘garuese’ në reklamë e cila u pa duke kënduar në kopshtin e saj ndërsa rrinte në lavanderi përpara se të dilte në audicionet X Factor.
Pa e ditur për të, zëri i bujshëm i adoleshenes së atëhershme tërheq vendasit nga shtëpitë e tyre për ta dëgjuar atë duke kënduar.
“17 vjeçarja Dua Lipa reklamoi X Factor më 2013, gjyqtarët menduan se Sam Bailey ishte më i mirë atë vit”, shkroi në Twitter një tifoz.
“Në të vërtetë u trondita që Dua Lipa ishte në këtë reklamë të “X Factor” nga 2013″ shkroi një tjetër, me dikë që u përgjigj: “Ironia që një garues i rremë nga një reklamë përfundoi të ishte masivisht më i suksesshëm se kushdo që konkurronte atë vit.”
Por, disa u lehtësuan që Dua nuk konkurroi në fakt në X Factor, duke e lënë atë të ngiste valën e saj aktuale të suksesit të lirë nga kufizimet e yjeve të realitetit.
Një person shkroi në Twitter: ‘Faleminderit Zotit që nuk ishte në shfaqje.’
Sam Bailey fitoi konkursin më 2013 me Sharon si mentorin e saj dhe Simon u kthye në panelin e gjyqtarëve më 2014 për serinë e 11-të.
Dua ishte një modele në kohën kur bëri reklamën dhe pas paraqitjes së saj në të ajo nënshkroi një kontratë me Tap Management dhe më pas vazhdoi të nënshkruante një marrëveshje rekord me Warner Bros Records më 2014.
Këngëtarja ka lëshuar dy albume që nga debutimi i saj, albumin e saj të 2017 dhe Future Nostalgia vitin e kaluar, të dy këto janë bërë hite të mëdha dhe ka fituar çmime të shumta.
Dua javën e kaluar mori pjesë në “Brit Awards”, ku edhe i fitoi dy çmime. /Lajmi.net/