Dikur i kërkonte autograf, të shtunën luan kundër tij (Foto)
Sulmuesi i Queens Park Rangers, Charlie Austrin disa vite më parë priste për të marrë autograf nga John Terry, kurse të shtunën do të luajë kundër mbrojtësit të Chelseas në Stamford Bridge.
Sport
Charlie Austin është një prej futbollistëve më të mirë të Queens Park Rangers gjatë këtij sezoni.
Ai do të jetë një prej kërcënimeve më të mëdha për portën e Chelseas në duelin e së shtunës në Premierligë.
Dhe, për të do të përkujdeset John Terry, mbrojtësi të cilin disa vite më parë ai e priste jashtë qendrës stërvitore të Blues për t’i marrë autograf.
Tregimi interesant është publikuar nga tabloidi “Daily Mail” dhe konfirmon rëndësinë e ballafaqimit, sidomos për Austinin i cili bëri rrugë të gjatë duke luajtur në skuadra të vogla për të arritur deri tek Queens Park Rangers ku tani do të takohet me idhullin e tij të dikurshëm, Terry.
Por, për dallim nga e kaluara, kësaj radhe do të ndeshet kundër tij në fushën e lojës.