Digjitalizohen shërbimet e kontrolleve zyrtare të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në lansimin e projektit të digjitalizimit në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, projekt i cili është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian. Me këtë rast, Peci ka theksuar se lansimi i këtij projekti shënon një avancim të çmuar kur bëhet fjalë për…

Lajme

03/07/2024 19:56

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në lansimin e projektit të digjitalizimit në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit, projekt i cili është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, Peci ka theksuar se lansimi i këtij projekti shënon një avancim të çmuar kur bëhet fjalë për modernizim e shumë aspekteve, të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e dokumentacionit e mbi të gjitha vlerësoi se digjitalizimi i avancuar rritë sigurinë ushqimore, e mbi të gjitha e bënë akoma më shumë transparente punën e AUV-së.

“Në të kaluarën ndaj kësaj kategorie të rëndësishme të ekonomisë sonë, ishin krijuar panevojshëm barriera gati të patejkalueshme burokratike. Pikërisht për këtë, ndër objektivat tona si MBPZhR është eliminimi i burokracive dhe lehtësimi i punës me dokumentacionin. Operatorët e Biznesit në kuadër të sektorit të ushqimit, tani kanë mundësinë e lehtë të kenë qasje në dosjet digjitale. Çdo inspektim është i gjurmueshëm dhe mbetet pjesë e dosjes digjitale. Gjithashtu mundësohet menaxhim adekuat me matrikulat”, tha Peci.