Digjet vila e Mefail Bajqinovcit, dyshohet për mjet eksploziv

Është djegur vila e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti, i cili ka njoftuar se është rrugës për në Podujevë, për te vendi ku ka ndodhur rasti. Sipas tij, vila është djegur e tëra dhe prej saj nuk ka mbetur asgjë. “Është djegur komplet. Nuk ka mbetur asgjë. Unë…

Lajme

24/09/2024 19:12

Është djegur vila e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti, i cili ka njoftuar se është rrugës për në Podujevë, për te vendi ku ka ndodhur rasti.

Sipas tij, vila është djegur e tëra dhe prej saj nuk ka mbetur asgjë.

“Është djegur komplet. Nuk ka mbetur asgjë. Unë jam rrugës dhe policia është para meje. Siç më kanë treguar dera e vilës ka qenë jashtë dhe nuk dihen shkaqet e zjarrit”, është shprehur Bajqinovci.

Ai tutje ka thënë se fshatarët i kanë treguar se është djegur, dhe se dyshimet e para janë se është dukur si shpërthim

Ai ka thënë se këtë vilë e ka që prej vitit 2017 dhe se ka shkuar rregullisht me familjen.

“Brenda nuk ka pasur asgjë veç një frigorifer”, ka thënë tutje Bajqinovci./Lajmi.net