Digjet një xhami në Teksas (Video)

Ende pa e nënshkruar Donald Trump urdhrin ekzekutiv për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë është djegur një xhami në Teksas.

Bota

28/01/2017 21:11

 

Incidenti ka ndodhur në mëngjesin e së shtunës, mirëpo ende nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin dhe as nuk dihet se si është shkaktuar zjarri, transmeton lajmi.net.

“Është e trishtueshme ta shohësh se si digjet dhe rrëzohet nga një zjarr aq i madh”, ka thënë Shahid Hashmi, president i qendrës islamike. “Ajo duket e shkatërruar plotësisht”, ka shtuar ai.

Një javë më parë në këtë xhami kishte ndodhur një vjedhje./Lajmi.net/