Digjet një stallë në Saradran të Istogut, lëndohen disa persona

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte nga zjarri. Situata me zjarrin ka eskaluar dhe se stalla e familjes Rugova është djegur e tëra. Ndërsa si pasojë e flakëve që kanë kapluar stallën, të lënduar kanë mbetur disa persona. Policia dhe zjarrëfikesit kanë arritur në vendngjarje, në përpjekje për ta shuar zjarrin. Në…

Lajme

06/08/2025 23:49

Një stallë në Saradran të Istogut, është përfshirë sonte nga zjarri.

Situata me zjarrin ka eskaluar dhe se stalla e familjes Rugova është djegur e tëra. Ndërsa si pasojë e flakëve që kanë kapluar stallën, të lënduar kanë mbetur disa persona.

Policia dhe zjarrëfikesit kanë arritur në vendngjarje, në përpjekje për ta shuar zjarrin.

Në vendgjarje po ashtu ka arritur dhe ambulanca, për t’u ofruar ndihmë personave të cilët janë lënduar nga zjarri, që ka kapluar stallën.