Digjet me benzinë 18 vjeçarja që refuzoi dashurinë

Një vajzë adoleshente vdiq në Pakistan pasi u lag me benzinë dhe iu vu flaka nga një njeri që donte të martohej me të, por propozimi i të cilit u refuzua nga vajza. 

Bota

29/06/2014 23:57

Kjo është vrasja e dytë brutale në provincën Punjab të Pakistanit brenda disa ditësh, pas një vajzë 17-vjeçare dhe bashkëshorti i saj u vranë nga një grup i të afërmve të cilët ishin kundër martesës së tyre.

Incidenti i fundit ndodhi të shtunën në një fshat që është pjesë e qytetit Toba Tek Singh.

Sidra Shaukat, 18 vjeçe, ishte vetëm në shtëpi, kur 22-vjeçari Fayyaz Aslam hyri brenda, e lagi atë me benzinë dhe i vendosi flakën, tha Mohammad Akram, një zyrtar i policisë, raporton AFP.

“Ajo u dërgua në një spital lokal i cili e transferoi atë në spitalin kryesor, por ajo vdiq para se të arrijë atje” tha Akram.

Aslam është arrestuar dhe është hapur rast ndaj tij. 

“Djali e donte atë dhe e kishte dërguar edhe një propozim për t’u martuar me vajzën, por oferta u refuzua nga familja e saj” tha Akram. (lajmi.net)