Digjet kati i dytë i një shtëpie në Vitomiricë, nuk ka të lënduar

Sot rreth orës 10:33 është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Vitomiricë të Pejës. Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se kati i dytë i shtëpisë është djegur tërësisht. “Në orën 10:33 minuta është njoftuar policia, e cila ka dalë…

Lajme

07/07/2025 13:49

Sot rreth orës 10:33 është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se kati i dytë i shtëpisë është djegur tërësisht.

“Në orën 10:33 minuta është njoftuar policia, e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Edhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarrin kemi arrit me shua, por kati i dytë i shtëpisë është djegur tërësisht… Dëme në njerëz nuk ka përveç dëmeve materiale. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit në shtëpinë që ka qenë e banueshme”, ka thënë Gashi.