Digjet burimi i naftës në Meksikë, një i vdekur (Video)
Kompania shtetërore meksikane Pemex njoftoi të mërkurën se 300 punëtorë janë evakuuar nga platforma e naftës në shtetin federal Campeche në Gjirin e Meksikos, burimin më të madh të naftës në këtë rajon, ku në vitin 2010 ndodhi katastrofa më e madhe ekologjike në historinë amerikane.
Bota
Pemex publikoi në Twitter se zjarri ka shpërthyer në platformën Abkatun në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, kurse në fikjen e zjarrit po marrin pjesë tetë anije zjarrfikëse. Vetëm më pas u publikuan edhe informatat për viktima – një punëtor i vdekur dhe 16 të tjerë të plagosur.
Sipas burimeve lokale nga zjarri është përfshirë një pjesë e lokaleve ku banonin punëtorët.
Reuters njofton se platforma Abkatun ka prodhuar në vitin 2013 gati 300,000 fuqi nafte në ditë.