Dieta që ia mundësoi Simon Cowell të humb 27 kilogramë

Simon Cowell pranon se ka humbur 27 kilogramë pas nënshtrimit të një diete vegane dhe ushtrimeve.

ShowBiz

23/05/2020 11:47

Simon Cowell ka zbuluar se ai ka humbur gjithsej 27 kile që kur bëri një rregullim jetese dhe miratoi një dietë të shëndetshme vegane, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Anëtari i jurisë së “The Britain’s Got Talent”, 60 vjeç, ka bërë një fizik të dukshëm më të hollë në muajt e fundit dhe tha se si është nënshtruar rutinës së tij të shëndetshme, ndërsa ishte në vetizolim me të dashurën e tij Lauren Silverman, 42 vjeç dhe djalin e tyre Eric, gjashtë vjeç.

Duke folur me Terri Seymour në Extra, ai tha “Mendoj që prej se e kam filluar këtë dietë, para një viti, kam humbur 27 kilogramë”.

Simon pranoi se iu nënshtrua një rutine të shëndetshme gjatë vetizolimit, përveç kur djali i tij dëshiron të porosisë pica.

Ai tha: ‘Unë po gatuaj pak. Jam duke ushtruar. Mjaft qesharake, edhe më shumë gjatë kësaj kohe, duke iu përmbajtur dietës”

“E vetmja gjë e vështirë është kur Eric porosit një picë, kjo është gjëja numër një që më mungon”, shtoi Cowell.

Ai dha disa këshilla për kohën e karantinimit, ku thotë se duhet të pushoni mendjen dhe t’i përmbaheni një rutine. /Lajmi.net/