Dieta nuk e shkatërron metabolizmin, në fakt, mund ta ndihmojë atë

Por duhet të mbani edhe aktivitetin fizik dhe sasinë e konsumit të kalorive në nivel për këtë përmirësim.

Lifestyle

23/02/2021 14:29

Kur bëhet fjalë për dieta, kërkimet tregojnë se shumica dërrmuese e njerëzve e rifitojnë peshën që kanë humbur, ose edhe më shumë se aq, pasi të ndalojnë dietën, shkruan lajmi.net.

Mirëpo teksa arsyet pse ndodhë kjo janë të shumta, mendimi më i përhapur është se dieta dëmton metabolizmin përgjithmonë.

Është e vërtetë që dieta e ngadalëson metabolizmin, mirëpo gjithashtu e përmirëson atë në shumë forma.

Kur flasim për metabolizmin, zakonisht e kemi fjalën për shpejtësinë e tij. Kjo do të thotë numrin e kalorive që djeg trupi juaj ndërkohë që jeni duke pushuar. Sigurisht, sa më shumë aktivitet që keni aq më shpejt do të digjen kaloritë.

Por për të humbur peshë përmes dietës, ju duhet të konsumoni më pak kalori, gjë që e detyron trupin të djegë rezervat e energjisë, që janë të shtresuara në trup në formë të dhjamit.

Kur ndodhë kjo, edhe shpejtësia e metabolizmit tuaj ndryshon shumë. Kur ngadalësohet djegia e kalorive, edhe sasia e tyre që iu nevojitet gjatë ditës zvogëlohet.

Trupi  e ngadalëson metabolizmin në mënyrë që të ruaj rezervat e energjisë dhe të minimizoj humbjen e peshës. Kur trupi e ndjenë që rezervat dhjamore janë duke u zvogëluar, ai e ngadalëson edhe më shumë metabolizmin, duke bërë që humbja e peshës të ngecë.

Pavarësisht dietës së rreptë, dieta nuk do të ketë efekt në këtë moment. Kjo kundërpërgjigje e trupit aktivizohet rreth 3 ditë pas fillimit të dietës, dhe vazhdon edhe pasi të ndaloj dieta, prandaj është e vështirë të mos fitosh peshën e humbur përsëri pasi të ndaloni dietën.

Mirëpo ekspertët janë akoma duke punuar për të kuptuar se sa kohë do të zgjas ky metabolizëm i ngadalësuar, dhe pas sa kohësh kthehet në normalitet. /Lajmi.net/