Dieta në çift, është më e lehtë të humbësh peshë

Të ndash regjimin ushqimor me partnerin është një zgjedhje fituese.

Lifestyle

28/06/2018 11:54

Të ndash regjimin ushqimor me partnerin është një zgjedhje fituese.

Tani është koha që në plan të parë janë rrobat e banjos: para se të vishni sërish bikini, është koha që të hiqni ca kile të tepërta.

Misioni nuk është i pamundur, me kusht që ju të angazhoheni plotësisht dhe të luani të gjitha kartat që keni në dispozicion.

Duke hedhur poshtë idenë për të kaluar në agjërim ose në një nga ato dietat ekstreme të dëmshme për shëndetin dhe gjithashtu jo efektive për shkak se kilet e humbura rikthehen menjëherë, mund të përpiqeni të përfshini partnerin në projektin e humbjes së peshës: dieta do të jetë më e lehtë dhe më efektive, transmeton Top Channel.

Dhe në fund disa kile më pak në bel do t’i bëjnë mirë edhe atij.

1 – Dieta në çift ka përparësi të pamohueshme. Para së gjithash u shmang atyre që gatuajnë, përpjekjet për të përgatitur dy meny të ndryshme, një “normale” dhe një “të lehtë”.

2 – Një avantazh tjetër qëndron në tundimin më të pakët në kohën e uljes në tavolinë: të kënaqesh me një sallatë është më e vështirë kur partneri përballë po fryhet me makarona. Barazia në pjatë mund të jetë një metodë e mirë edhe për të shmangur thyerjen: nëse vullneti i njërit mundet, edhe tjetri mund ta dëshirojë atë.

3 – Solidariteti – Mbështetja dhe inkurajimi i njëri-tjetrit është një ushqim i shkëlqyer për shëndetin e mirë të çiftit. Ndarja e një qëllimi dhe marrja e një udhëtimi së bashku na ndihmon të përballojmë lodhjen dhe të rezistojmë në momentet e tundimit. Ne gjithashtu mund të zbulojmë ndonjë anë të partnerit tonë (ose ai ndonjë anë tonën) që deri tani na kishte shpëtuar.

4 – Sporti në çift – Meqë aktiviteti fizik, në njëfarë kuptimi, është ana tjetër e dietës, fakti që duam të humbim peshë të dy është një arsye shumë e mirë për të ndarë bashkë edhe stërvitjet dhe momentet sportive. Përveç gjimnastikës në palestër dhe një shëtitjeje në park, ne mund të argëtohemi së bashku edhe me ndonjë xhiro me biçikletë, notim në pishinë apo edhe ndonjë shëtitje të gjatë dorë për dore në mbrëmje (por me hap të shpejtë).

5 – Motivim i dyfishtë – Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se gratë janë më rigoroze në ndjekjen e një diete dhe humbin peshë më lehtë, ndërkohë që burrat janë më të zellshëm në aktivitetin fizik dhe preferencialisht në aktivitete aerobike dhe me intensitet të lartë, veçanërisht të dobishme në djegien e kalorive. Në qoftë se kombinohen përpjekjet e të dy partnerëve do të merrni një rezultat të dyfishtë.

6 – Menyja e duhur për secilin – Nevoja kalorike nuk është e njëjtë për burrat dhe gratë dhe varet rreptësisht nga mënyra e jetesës së secilit person. Në përgjithësi mund të thuhet se nëse qëllimi është të ruajë peshën, një mashkull i rritur ka nevojë për rreth 2.000 kalori në ditë, ndërsa një gruaje i mjaftojnë rreth 1700-1800. Nga ana tjetër, ata që bëjnë rregullisht aktivitet fizik mund të arrijnë 2600 kalori nëse janë burra dhe 2300 nëse janë femra. Por nëse të dy duan të humbin peshë, duhet të “ulin” 500-600 kalori në ditë: po ta llogarisim, ndryshimi nuk është i madh.

7 – E njëjta menu e lehtë është e mirë për të dy, me një rritje të lehtë për partnerin një herë në ditë. Një aspekt tjetër që duhet mbajtur në mendje, për të shmangur ndjenjat e panevojshme të frustimit, është që meshkujt humbin peshë më shpejt se gratë, sepse ata kanë një sasi më të madhe të masës së yndyrës.

8 – Marrëdhëniet me ushqimin – Gratë e përdorin për ngushëllim ushqimin më shpesh sesa burrat, të cilët hanë kryesisht për urinë fiziologjike dhe jo për shpërthime emocionale. Kjo përqasje më funksionale për ushqimin mund të jetë gjithmonë një shembull para syve, për t’u imituar dhe frymëzuar.