Diego Costa ‘prezantohet’ me fanellën e klubit të ri (FOTO)
Diego Costa më në fund rikthehet në Atletico Madrid.

Sport
Chelsea dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Diego Costa te skuadra madrilene.
E përditshmja sportive madrilene “Marca” raporton se Costa do të rikthehet te ish ekipi i tij.
Costa nuk është pjesë e “Blues” në edicionin e ri pasi menaxheri Antonio Conte e nxori në shitje gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.
Palët nuk arritën marrëveshje gjatë muajve të fundit por tani do ta zyrtarizojnë atë duke e transferuar Costan në Atletico Madrid. /Lajmi.net/