DiCaprio lufton për mbijetesë në pamjet më të fundit të filmit të ri (VIDEO)
Kanë mbetur pak kohë derisa filmi më i ri nga Leonardo DiCaprio do të fillojë të shfaqet, por shikuesit menzi po e presin.
ShowBiz
Sidomos pas publikimit të pamjeve më të reja për atë se si do të duket filmi, pritja po bëhet edhe më e gjatë.
Filmi ‘The Revenant’, që ka regjisor fituesin e çmimit Oscar, Alejandro Gonzalez Inarritu pritet të marrë nominimet kryesore për çmimet prestigjioze e madje mund të jetë filmi që më në fund do t’i sjellë një Oscar aktorit DiCaprio.
Tani, në pamjet më të reja të zbuluara nga filmi, aktori që luan rolin e një personazhi nga një ngjarje e vërtetë, lufton për jetën në një nga rastet e shumta që i ndodhin përgjatë gjithë udhëtimit të tmerrshëm, transmeton lajmi.net.
Filmi do të fillojë të shfaqet në të gjitha kinematë botërore në vitin janar të vitit të ardhshëm./lajmi.net