Leonardo DiCaprio do të luajë Vladimir Putinin

Aktori në një intervistë ka pranuar se do të donte shumë që të luante rolin e Presidentit rus.

ShowBiz

19/01/2016 01:23

Edhe një rol i madh po vjen për aktorin Leonardo DiCaprio.

Ai ka pranuar se do të dëshironte shumë që të luajë rolin e presidentit rus Vladimir Putin në filmim biografik për të, transmeton lajmi.net.

DiCaprio e ka përshkruar politikanin kontrovers rus si një person ‘shumë shumë shumë interesant’ dhe ka thënë: “Unë do të dëshiroja shumë ta luaj atë’.

Leonardo dhe Putin janë takuar më herët dhe politikani rus e ka përshkruar aktorin si ‘një njeri i vërtetë’./lajmi.net