Dialogu, Stano: Nuk ka asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka mohuar raportimet e mediave për një takim të mundshëm të nivelit të lartë këtë javë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai në një konferencë për media në Bruksel ka thënë se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me një…

Lajme

16/10/2024 17:33

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka mohuar raportimet e mediave për një takim të mundshëm të nivelit të lartë këtë javë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai në një konferencë për media në Bruksel ka thënë se nuk ka asgjë konkrete në lidhje me një takim të tillë në dialogun Kosovë – Serbi.

“Së pari, ne asnjëherë nuk i komentojmë spekulimet dhe së dyti nuk ka ndonjë njoftim që mund ta bëjë në lidhje takimet e ardhshme në kornizat e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ai.