Dialogu Kosovë – Serbi, Lajçak zhvillon takime me përfaqësues të Finlandës dhe Çekisë

I dërguari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka vazhduar bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi, të cilat i ka nisur të hënën.

Lajme

23/09/2020 11:07

Ai ka zhvilluar takime me Ministrin e Jashtëm finlandez dhe Sekretarin çek të Shtetit për Çështjet Evropiane.

Lajçak shkruan se BE është e interesuar për Ballkanin Perëndimor dhe mbështet dialogun Kosovë – Serbi.

“Dy ditët e fundit kanë qenë një shenjë e qartë se BE-ja është shumë e interesuar në Ballkanin Perëndimor dhe mbështet fuqimisht dialogun Beograd-Prishtinë, nën kujdesin e BE,” shkroi Lajçak në Twitter. /Lajmi.net/