Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Jemi duke i analizuar gabimet për normalizimin e marrëdhënieve

Bashkimi Evropian (BE) është duke i analizuar gabimet në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë “vitalitet” procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy këtyre dy vendeve fqinje, theksoi sot në Mal të Zi, shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas. E pyetur lidhur me ngecjen…

Lajme

07/04/2025 18:19

Bashkimi Evropian (BE) është duke i analizuar gabimet në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë “vitalitet” procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy këtyre dy vendeve fqinje, theksoi sot në Mal të Zi, shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas.

E pyetur lidhur me ngecjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Kallas tha gjatë një konference për media se ajo çfarë po bëjnë këtë muaj është të takohen me të dërguarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, dhe siç u shpreh ajo “të kalojmë nëpër gabimet, çfarë ka qenë e suksesshme dhe çfarë jo”, raporton Mina, transmeton KosovaPress.

“Ajo që po bëjmë këtë muaj është të takohemi me përfaqësuesin e posaçëm dhe të kalojmë nëpër gabimet, çfarë ka qenë e suksesshme dhe çfarë jo, në mënyrë që të rinovojmë vitalitetin e këtij procesi të normalizimit të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve”, theksoi Kallas.

Derisa Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ajo më tej theksoi se ajo që është e rëndësishme është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas saj, pa këtë askush nuk mund të vazhdojë kur bëhet fjalë për rrugën evropiane.

“Ky është një proces që është në zhvillim, kemi një përfaqësues të ri të posaçëm për dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe do të takohemi me të për të rënë dakord mbi atë që funksionon dhe atë që nuk funksionon. Ajo që është e rëndësishme është normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, sepse pa këtë askush nuk mund të vazhdojë kur bëhet fjalë për rrugën evropiane”, theksoi ajo.

Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, sot ka nisur vizituat në disa shtete në Ballkanin Perëndimor.

Në vizitën e parë të saj në rajon ajo si shefe e diplomacisë evropiane, Kallas qëndrojë sot në Mal të Zi, e pritet të vizitoj nesër e pasnesër Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Mali i Zi duhet të fokusohet në reforma, sepse ka ende shumë për të bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE), tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kalas.

Ndërsa, ajo nuk paralajmëruar vizitë në Kosovë, Maqedoni Veriore dhe në Serbi.