Diallo i shtrenjtë për Milanin

Milan do ta ketë të vështirë transferimin e Abdou Diallo.

Sport

06/07/2022 12:45

Loic Tanzi nga Franca raporton se Milanit i është caktuar një çmim i lartë për lojtarin e Paris Saint-Germain, përcjell lajmi.net.

Çmimi raportohet të jetë i pakapshëm për Milanin, ndonëse nuk janë bërë të ditura shifrat.

Gjithsesi, për Diallo nuk do të largohet interesimi. Skuadra të tjera italiane mbesin në garë për të.

Milan ndërkohë po lufton edhe në disa fronte të tjera për të marrë nënshkrime në merkato. /Lajmi.net/