Di Maria nuk feston nëse shënon ndaj Real Madrid
Angel Di Maria nuk do të festonte nëse shënon gol ndaj Real Madrid.

Sport
Argjentinasi kthehet në ‘Santiago Bernabeu’ me skuadrën e PSG-së, për ta zhvilluar ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, ndërsa në rast se shënon gol, ai ka njoftuar se nuk do ta festojë atë.
“Nuk do ta festoja golin kundër Realit, pasi kam shumë respekt për skuadrën dhe për vitet që kam kaluar atje”, ka thënë futbollisti në një intervistë më herët për Marca.
Di Maria deklaroi se nuk e di si do ta presin tifozët në Bernabeu, megjithatë mbrojtësi i ‘Los Blancos’, Marcelo, ka thënë se beson që ai do të pritet mirë.