Di Maria në PSG?

Mesfushori ofanziv i Manchester Unitedit, Angel Di Maria do të transferohet në Paris Saint-Germain, raportojnë mediat franceze.

Sport

14/07/2015 15:26

Paris Saint-Germain e ka zgjidhur problemin me UEFA-n në lidhje me Fair Playn Financiar dhe do ta transferojë Angel Di Marian nga Manchester United.

Reprezentuesi argjentinas do të jetë futbollist i ri i kampionit të Ligue 1, shkruan e përditshmja franceze “Le Parisien”.

Në fakt, gazeta raporton se Di Maria ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain dhe do t’i bashkohet klubit francez në transferim me vlerë prej 60 milionë funte.

Kjo shifër është e përafërt me atë që pagoi Manchester United një vit më parë për blerjen e tij nga Real Madrid.