Di Maria në Barcelonë?

Ylli i Manchester Unitedit, Angel Di Maria, spekulohet se mund të rikthehet në La Ligë. Reprezentuesi argjentinas është objektiv i Barcelonës.

Sport

10/03/2015 13:24

Angel Di Maria do të largohet nga Manchester United, pas vetëm një sezoni në Premierligë.

Ky është spekulimi që ka filluar të qarkullojë fuqishëm së fundmi duke parë vështirësitë e argjentinasit për t’u ambientuar në futbollin anglez.

Por, nga Spanja vjen një lajm bombastik rreth rikthimit të tij në La Ligë.

Sipas gazetarit Francois Gallardo, Di Maria mund të shndërrohet në objektiv të Barcelonës, para zgjedhjeve presidenciale.

Gjiganti katalan nuk ka të drejtë të realizojë përforcime deri në janar të vitit 2016, por mund të konfirmojë marrëveshje me futbollistë.

Transferimi i Di Marias në Barcelonë do t’i hidhëronte shumë tifozët e Real Madridit që e deshën shumë gjatë kohës sa ai ishte në Santiago Bernabeu.