Di Maria i gatshëm për të kompletuar kalimin te Juventus

Destinacioni i radhës për Di Maria do të jetë Serie A.

Sport

19/05/2022 08:15

Anësori argjentinas, Angel Di Maria është vetëm një hap larg kalimit te Juventus.

Lojtari do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe është gati të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me ‘Zonjën e Vjetër’.

Di Maria pritet të jetë me juventinët deri në vitin 2023, me një pagë prej 7 milionë euro për vit.

Bisedimet po vazhdojnë për mundësinë e shtimit  të opsionit edhe për një tjetër sezon. /Lajmi.net/