Di Maria ende s’ka vendosur për të ardhmen

Angel Di Maria ende nuk ka vendosur se cila do të jetë skuadra e tij e ardhshme.

Sport

18/06/2022 15:58

Futbollisti i ka disa oferta në tavolinë, por duket se këto ia kanë ngarkuar edhe më shumë barrën për vendimmarrje, transmeton lajmi.net.

Juventusi dhe Barcelona janë dy skuadrat më të interesuara për argjentinasin që aktualisht është pa skuadër, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint Germain.

“Zonja e Vjetër” është më përpara në aspektin e bisedimeve, por lojtari ditë më parë nuk e ka përjashtuar as Barcelonën si destinacionin e tij të mundshëm në të ardhmen. /Lajmi.net/