‘Dhurata’ e Abramovichit për Cuadradon

Pronari i Chelseas, Roman Abramovich do t’i dërgojë një aeroplan privat përforcimit të ri Juan Cuadrado në mënyrë që ai të mbërrijë në Londër të shtunën në mëngjes.

Sport

30/01/2015 20:28

Juan Cuadrado do të udhëtojë për në Londër nëpërmjet një aeroplani privat të pronarit të Chelseas, Roman Abramovich, para se të kompletojë transferimin e tij tek gjiganti londinez.

Miliarderi rus do të përkujdeset që ylli kolumbian të mbërrijë pa probleme në Londër, duke ia dërguar një aeroplan privat që do ta sjellë atë në Angli të shtunën në mëngjes.

Cuadrado do të bëhet përforcimi më i ri i Chelseas pasi Abramovich shpenzoi 26.8 milionë eurot e kërkuara nga Fiorentina për shitjen e tij.