Dhunuan një femër, arrestohen dy persona në Vushtrri

Mbrëmë, pas mesnatës, janë arrestuar dy persona në Vushtrri. Dy të dyshuarit, sipas raportit, e kanë dhunuar një femër, transmeton lajmi.net. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje pas intervistimit. Raporti i plotë: DHUNIM Vushtrri 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi…

Lajme

25/02/2026 09:18

Mbrëmë, pas mesnatës, janë arrestuar dy persona në Vushtrri.

Dy të dyshuarit, sipas raportit, e kanë dhunuar një femër, transmeton lajmi.net.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Raporti i plotë:

DHUNIM

Vushtrri 24/25.02.2026-21:00-01:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje./lajmi.net/