Dhunohet nga dy persona një femër në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 30 korrik, pak minuta pas mesnate dy persona të panjohur e kanë dhunuar një vajzë. Ata fillimisht e kanë futur në veturë atë dhe më pas e kanë dërguar në një lokacion tjetër ku edhe e kanë dhunuar, shkruan lajmi.net. Viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekoligjor. “Mitrovicë…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 30 korrik, pak minuta pas mesnate dy persona të panjohur e kanë dhunuar një vajzë.
Ata fillimisht e kanë futur në veturë atë dhe më pas e kanë dërguar në një lokacion tjetër ku edhe e kanë dhunuar, shkruan lajmi.net.
Viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekoligjor.
“Mitrovicë Jugu / 30.07.2025 – 00:30. Është raportuar se dy persona të panjohur e kanë futur në veturë ankuesen femër kosovare dhe me pas të njëjtit e kanë dërguar në një lokacion tjetër dhe ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa viktima mbetet që të dërgohet në ekzaminimin mjekoligjor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/