Dhunë në familje në Malishevë, një burrë sulmon motrën e tij, lëndime pëson edhe babai i tyre që hyri për t’i ndarë
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë, rreth orës 20:30, në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje, një grua është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Gjatë incidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe babai i tyre, i cili kishte ndërhyrë në përpjekje për t’i ndarë, transmeton lajmi.net. Të dy viktimat kanë marrë…
Lajme
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë, rreth orës 20:30, në Malishevë.
Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje, një grua është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj. Gjatë incidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe babai i tyre, i cili kishte ndërhyrë në përpjekje për t’i ndarë, transmeton lajmi.net.
Të dy viktimat kanë marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas marrjes së terapisë mjekësore, është intervistuar nga Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 08.10.2026-20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje, viktima femër kosovare, është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj, po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe babai i tyre derisa ishte duke ndërhyrë për t’i ndarë. Dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas terapisë mjekësore është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar./lajmi.net/