Dhuna në familje, raportohen dy raste të tilla në rajonin e Prishtinës gjatë 24-orëvë të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në Lipjan e Fushë-Kosovë. Në raportin 24-orësh, thuhet se në Lipjan, një femër (shtetase kosovare) është ankuar se një një mashkull (shtetas kosovar) e ka kërcënuar atë dhe bashkëshortin e saj, gjithashtu mashkull…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës, përkatësisht në Lipjan e Fushë-Kosovë.
Në raportin 24-orësh, thuhet se në Lipjan, një femër (shtetase kosovare) është ankuar se një një mashkull (shtetas kosovar) e ka kërcënuar atë dhe bashkëshortin e saj, gjithashtu mashkull kosovar.
Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Fushë-Kosovë, ku një femër kosovare ka pësuar lëndime pas një mosmarrëveshje që kishte me të dyshuarin (mashkull kosovar).
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, teksa hetimet po vazhdojnë. /Lajmi.net/