Dhjetëra fëmijë të vdekur nga zjarri në një shkollë të Liberisë

Një zjarr i madh që ka nisur në një shkollë me konvikt në periferi të kryeqytetit të Liberisë, Monrovia, ka lënë të vdekur të paktën 23 fëmijë.

Bota

18/09/2019 14:54

Fëmijët kanë qenë duke fjetur në ndërtesën ngjitur me një xhami kur zjarri besohet të ketë nisur në orët e para të mëngjesit.

Policia i ka thënë BBC-së se ata janë ende në kërkim të trupave.

Presidenti i Liberisë, George Weah ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në një postim në rrjetin social, Twitter. /rel