Dhjetëra fëmijë shtrihen në spitalet e New Yorkut me simptoma të reja që kanë lidhje me COVID-19

Simptomat e shfaqura kanë lidhje me sëmundjen Kawasaki.

Lajme

07/05/2020 13:47

Një numër në rritje i fëmijëve po shtrihen në spitalet e New Yorkut me simptoma shqetësuese të reja për të cilat zyrtarët e shëndetësisë besojnë se mund të lidhen me koronavirusin, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.

Në një këshillë për ofruesit e kujdesit shëndetësor, zyrtarët e shtetit thanë se 64 fëmijë në New York janë shtruar në spital me një mjek që e përshkroi si “sindromi inflamator multisistem pediatrik”.

Disa nga fëmijët kishin ethe të vazhdueshme, sindromën e shokut toksik dhe karakteristika të ngjashme me sëmundjen Kawasaki, tha këshilltari shëndetësor shtetëror, transmeton lajmi.net.

Sëmundja Kawasaki shkakton inflamacion në muret e arterieve dhe mund të kufizojë rrjedhën e gjakut në zemër.

Ndërsa zakonisht është e shërueshme dhe shumica e fëmijëve shërohen pa probleme serioze, gjithashtu mund të jetë vdekjeprurëse. Kryesisht prek fëmijët nën moshën pesë vjeç. /Lajmi.net/