“Devolli Corporation” pjesëmarrës në Samitin “Select USA”

Delegacioni nga “Devolli Corporation”, është kompania e vetme kosovare që ka marrë pjesë në samitin e sivjetshëm, “Select USA”, i cili u organizuar në Ëashington nga Departamenti Amerikan i Tregtisë.

Lajme

10/04/2015 13:06

Kjo ngjarje ndër më të rëndësishmet, e që ka të bëjë me investimet, mblodhi mbi 2500 të ftuar, përfaqësues të kompnieve dhe bizneseve të mëdha anë e mbanë botës.

Personalitet më të rëndësishme të politikës dhe biznesit amerikan ju drejtuan pjesëmarrësve me fjalime rasti, ndër ta edhe presidenti Barack Obama; Sekretari i Shtetit John Kerry; Sekretari i Tregtisë, Penny Pritzker; Sipërmarrësit Warren Buffett, Eric Schmidt, Pete Selleck, David Rubenstein, etj.

Qëllimi i këtij Samiti vjetor është të inkurajohen investitorët e jashtëm që të investojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty paraqiten mundësit dhe potencialet e shtetit me të fortë në botë në fusha të ndryshme të ekonomisë.