Detajet e marrëveshjes së Nice me Arsenalin për Pepen

Nicolas Pepe ka arritur marrëveshje me Nice për transferimin e tij në formë huazimi te klubi francez. Sulmuesi anësor i Bregut të Fildishtë do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër në Francë. Brenda marrëveshjes së klubeve nuk është paraparë e drejta e blerjes përfundimtare të lojtarit. Dokumentet do të rregullohen së shpejti, transmeton lajmi.net. Lojtari erdhi…

Sport

24/08/2022 20:26

Nicolas Pepe ka arritur marrëveshje me Nice për transferimin e tij në formë huazimi te klubi francez.

Sulmuesi anësor i Bregut të Fildishtë do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër në Francë.

Brenda marrëveshjes së klubeve nuk është paraparë e drejta e blerjes përfundimtare të lojtarit.

Dokumentet do të rregullohen së shpejti, transmeton lajmi.net.

Lojtari erdhi si transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit të Arsenalit, por nuk la shenjë në “Emirates Stadium”. /Lajmi.net/