Detaje të reja për modelin BMW M3

Modeli ri i BMW M3, me  grill shumë më të ngritur se paraardhësi i tij.

Auto & Tek

12/05/2019 19:53

Kjo nuk është hera e parë që po shihet BMW M3 gjatë fazës së testimit, vetëm se kësaj radhe, paparazzi e kapën derisa po transportohej në rimorkio, transmeton lajmi.net.

Kësisoj, modeli u kap në afërsi, e cila iu mundësoi ekspertëve të veturave edhe disa prej detajeve të dizajnit të kësaj makine të re.

Deri në fazën finale, gjithçka mund të ndryshojë, vetëm se deri më tani, vërehet ndryshimi i grillit që është bërë shumë më i ngritur.

Ende nuk është bërë e ditur data e lansimit, por është mësuar që në brendi do t’i ketë deri në 500 kuaj fuqi. /Lajmi.net/