Detaje të reja: Një motor në lëvizje dyshohet se shtiu me armë drejt veturës BMW, Policia rrethon vendin me shirit

Një incident dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”, ku nga banorët aty janë dëgjuar të shtënat e armës. Sipas informacioneve të para që i ka siguruar Lajmi.net thuhet se një motor gjërsa ishte në lëvizje shtiu me armë në drejtimi të një shoferi me veturën, BMW.…

Lajme

27/06/2025 20:02

Një incident dyshohet të ketë ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Bregu i Diellit”, ku nga banorët aty janë dëgjuar të shtënat e armës.

Sipas informacioneve të para që i ka siguruar Lajmi.net thuhet se një motor gjërsa ishte në lëvizje shtiu me armë në drejtimi të një shoferi me veturën, BMW.

Deri me tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar nga të shtënat e armës, lajmi.net po pret për një përgjigje zyrtare të Policisë së Kosovë.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast./Lajmi.net/