Detaje të reja – Fandaj i kishte dërguar video intime partnerit të Ballan
Kosovari Bujar Fandaj, 42-vjeçar, është i dyshuari për vrasjen e italianes 27-vjeçare, Vanessa Ballan. Mediat në Itali kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen që tronditi shtetin apenin, transmeton lajmi.net. Oggi.it tregon se Fandaj pak kohë para se ta vriste Ballanin në shtëpinë e tij, i kishte dërguar video intime që kishte pasur me të,…
Bota
Kosovari Bujar Fandaj, 42-vjeçar, është i dyshuari për vrasjen e italianes 27-vjeçare, Vanessa Ballan.
Mediat në Itali kanë zbuluar detaje të reja për vrasjen që tronditi shtetin apenin, transmeton lajmi.net.
Oggi.it tregon se Fandaj pak kohë para se ta vriste Ballanin në shtëpinë e tij, i kishte dërguar video intime që kishte pasur me të, Nicola Scapinellos, partnerit të Ballan.
“Në atë moment asistentja e shitjeve të Eurospin kishte një sqarim me partnerin e saj, duke vendosur së bashku me të të bënin një ankesë për ndjekje dhe pornografi hakmarrëse”, shkruan medium.