DETAJE- Sulmohet me AK-47 autobusi me udhëtarë në Pagarushë të Malishevës
Policia e Kosovës ka arrestua një person të dyshimtë, pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës. Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të…
Lajme
Policia e Kosovës ka arrestua një person të dyshimtë, pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, e cila ka bërë të ditur se njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informacionit.
“Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Krasniqi.
Krasniqi tha se si rezultat i veprimeve hetimore, personi i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa është sekuestruar edhe një armë e llojit AK-47.
“Si rezultat, personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47”, tha Krasniqi.
Ajo bëri të ditur se nga ky incident nuk është raportuar për persona të lënduar.
“Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’ dhe aktualisht është në proces të hetimit”, shtoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës.
Gjithashtu u tha se policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Lajmi.net/