Detaje nga plagosja në Ferizaj – 19 vjeçari deklaroi se plagosi aksidentalisht motrën

Një 19-vjeçar është arrestuar të shtunën në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte plagosur motrën e tij me armë zjarri. Policia përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se i dyshuari ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. “Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi i njëjti kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij…

Lajme

11/05/2025 08:44

Një 19-vjeçar është arrestuar të shtunën në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte plagosur motrën e tij me armë zjarri.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se i dyshuari ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi i njëjti kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij f/k. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistolete, një gëzhojë, një predhë dhe një fishekë.

Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.