Detaje nga dueti mes Nora dhe Era Istrefit

Era Istrefi përmes një videoje ka dhënë detaje rreth duetit me Norën.

ShowBiz

12/03/2019 14:26

Era Istrefi është kthyer në Prishtinë për të përfunduar xhirimet për klipin e ri, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e bëri të ditur përmes një videoje në llogarinë e saj në Instagram, ku tregoi se nesër finalizojnë xhirimet.

“E di që jeni duke e pritur shumë moti spotin me Norën, edhe unë jam tu e prit. Nesër i kemi xhirimet e fundit edhe mezi s’po pres me dalë”, është shprehur Era.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Era është “Selfish”, në duet me Dimitri Vegas dhe Like Mike. /Lajmi.net/