Detaje nga arrestimi i doktorit në Vushtrri- merrte nga 10 deri në 50 euro ryshfet për raporte mjekësore
Një rast i ryshfetit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare është raportuar dje në Vushtrri. Nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull (doktor), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me policinë, pas hetimeve disamujore dhe pas zbatimit të…
Lajme
Një rast i ryshfetit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare është raportuar dje në Vushtrri.
Nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull (doktor), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me policinë, pas hetimeve disamujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore ka arrestuar mjekun e dyshuar.
Policia në raportin 24 orësh njoftoi se i dyshuari me qëllim të përftimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të të hollave nga 10 deri në 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore.
Në këtë rast bëhet fjalë për Avdullah Vojvodën, rreth 61-vjeçar, i cili gjatë muajve gusht – tetor 2025 ka pranuar shuma të ndryshme parash nga 10 deri në 50 euro, në këmbim të lëshimit të raporteve për pushime mjekësore apo trajtime të tjera.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/
