Dest: Jam i lumtur në këtë klub dhe do të qëndroj

Lojtari i Barcelonës, Sergino Dest ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Sport

14/07/2022 19:35

Dest së fundmi ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’, por një gjë e tillë mund të mos ndodhë.

Gjatë një interviste për ‘beIN Sports’, amerikani tha se është i lumtur në klubin e tij dhe se do të qëndrojë.

“Nuk jam duke menduar për një transferim këtë moment. Jam i lumtur me ekipin, kështu që definitivisht do të qëndroj”, tha Dest, përcjell lajmi.net.

21 vjeçari ka qenë i lidhur me një transferim në Angli, tek Chelsea, por do të mbetet në Spanjë./Lajmi.net/