Dështon votimi për rektorin e ri të UP-së, konkursi shkon në rishpallje

Ka dështuar edhe rundi i tretë për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, kështu konkursi për rektor të UP-së shkon në rishpallje, raporton T7. Kandidatët për rektor të Universitetit të Prishtinës ishin: Isak Shabani, But Dedaj, Sefer Avdijaj dhe Faton Berisha. Anëtarët e…

Lajme

03/07/2024 12:55

Ka dështuar edhe rundi i tretë për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës

Asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar shumicën e votave, kështu konkursi për rektor të UP-së shkon në rishpallje, raporton T7.

Kandidatët për rektor të Universitetit të Prishtinës ishin: Isak Shabani, But Dedaj, Sefer Avdijaj dhe Faton Berisha.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së kanë votuar, mirëpo 3 prej tyre kanë abstenuar.

Në rundin e parë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.

Në rundin e dytë: Faton Berisha 3, Isak Shabani 3.

Në rundin e tretë: Faton Berisha 2, Isak Shabani 4.

Aktualisht pozitën e rektorit të Universitetit të Prishtinës e mban Qerim Qerimi, i cili u zgjodh më 21 nëntor të vitit 2022 dhe mandati i përfundon në shtator të këtij viti.