Dështon Prishtina, titulli më larg

Prishtina ka dështuar në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Skuadra bardh e kaltër nuk arriti më shumë se një barazim me Fushë Kosovën në shtëpi, 0:0, në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Kryeqytetasit i kishin disa raste, por nuk ia dolën t’i shfrytëzonin.…

Sport

31/03/2014 15:00

Prishtina ka dështuar në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Skuadra bardh e kaltër nuk arriti më shumë se një barazim me Fushë Kosovën në shtëpi, 0:0, në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit i kishin disa raste, por nuk ia dolën t’i shfrytëzonin. Madje, në fund të takimit Kastriot Rexha shënoi me kokë, por gjyqtari e anuloi golin e tij, pasi sulmuesi i vendësve kishte shkaktuar faull.

Prishtina e lëshoi një mundësi të artë t’i afrohej në 7 pikë liderit Llamkos Kosova, e cila pësoi humbje nga Hajvalia dy ditë më parë.

Aktualisht, Prishtina është e dyta në tabelë me 9 pikë më pak se ekipi vushtrrias, i cili shihet si favorit për ta fituar titullin e kampionit.