Dështon Messi, vrapon sa portieri Pinto

Që Lionel Messi e ka një ‘problem’ me Atletico Madridin që kur Diego Simeone ka hipur në bankinën ‘Rojoblanca’, e demonstrojnë numrat dhe statistikat. Ylli argjentinas, pasi i shënoi 20 gola në 15 ndeshjet e para kundër ‘Colchoneros’, në gjashtë duelet e fundit nuk ka arritur të shënonte asnjëherë. Kjo nuk është një rastësi, pasi…

Sport

10/04/2014 10:00

Që Lionel Messi e ka një ‘problem’ me Atletico Madridin që kur Diego Simeone ka hipur në bankinën ‘Rojoblanca’, e demonstrojnë numrat dhe statistikat.

Ylli argjentinas, pasi i shënoi 20 gola në 15 ndeshjet e para kundër ‘Colchoneros’, në gjashtë duelet e fundit nuk ka arritur të shënonte asnjëherë.

Kjo nuk është një rastësi, pasi duket se mbrojtja e ekipit madrilen po funksion për mrekulli, kështu që ‘Pleshti’ nuk po gjen assesi hapësira.

Edhe në sfidën e fundit, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Vicente Calderon, Messi ishte në hije dhe dukej sikur ishte në përfundim të karrierës.

Statistikat e tij janë të tmerrshme. Gjatë 93 minutave të luajtur, Messi ka goditur 0 herë në portë, 3 herë jashtë saj, duke tentuar t’i bëjë vetëm 5 driblingje, tre prej tyre të gabuar dhe i ka humbur 18 topa.

Por, është një fakt tjetër i pabesueshëm, për një lojtar që jemi mësuar ta shohim gjithnjë në lëvizje. Messi ka vrapuar vetëm 6,7 chilometri, me të vërtetë pak për një sulmues.

Për shembull, Neymar ka vrapuar 9,5 kilometra dhe ‘i vjetri’ David Villa, 9,2 km. Madje, portieri Pinto, ka vrapuar gati sa Messi, 5,3 kilometra.

Faktikisht, lideri i Barcelonës praktikisht nuk ka zbritur në fushë. Thjeshtë vështirësi taktike, probleme fizike apo diçka tjetër? Përgjigjen duhet ta japë trajneri Tata Martino.