​Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbajtja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Në rend dite në këtë komision ishte shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Të pranishëm ishin vetëm deputetët Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe deputetja Fidan Jilta nga Kosova Demokratik Turk…

Lajme

14/11/2024 10:10

Në mungesë kuorumi ka dështuar mbajtja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Në rend dite në këtë komision ishte shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Të pranishëm ishin vetëm deputetët Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe deputetja Fidan Jilta nga Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP).