Dështon filmi i ri për Steve Jobs!

Top 10 filmat e javës në Box Office - Amerikë.

ShowBiz

26/10/2015 11:48

Edhe filmi i radhës mbi jetën e ‘babait’ të iPhone ka dështuar për të mbledhë fitime në Box Office.

Në fundjavën e parë të shfaqjes, filmi për të cilin është folur shumë gjatë gjithë vitit, ka arritur të mbledhë vetëm 7.3 milionë dollarë në Amerikë, transmeton lajmi.net.

Kritikët po e cilësojnë filmin si ‘të ftohtë’ dhe me shumë dialogje, por megjithëse publiku nuk ka shfaqur interesim të madh, ‘Steve Jobs’ është ndër pretendentët kryesorë për çmimin prestigjioz ‘Oscar’.

Studio filmike ‘Sony’ më herët kanë vendosur që të mos jenë distributorë të këtij filmi, duke u kritikuar shumë, por tani duket se kanë pasur të drejtë.

Në përgjithësi, ishte një fundjavë e ‘varfër’ për kinematë amerikane, pasi filmi më i shikuar ka mbetur ‘The Martian’ me 15.9 milionë dollarë ndërsa të gjitha premierat kanë dështuar të kenë interesim të madhe.

Këto janë top 10 filmat më të shikuar të javës: ,

1. The Martian — $15.9 million
2. Goosebumps — $15.5 million
3. Bridge of Spies — $11.4 million
4. The Last Witch Hunter* — $10.8 million
5. Hotel Transylvania 2 — $9 million
6. Paranormal Activity: The Ghost Dimension* — $8.2 million
7. Steve Jobs — $7.3 million
8. Crimson Peak — $5.6 million
9. The Intern — $3.9 million
10. Sicario — $3 million