Dështon edhe seanca e 23-të konstituive e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot për të zhvilluar seancën e radhës si përpjekje e konstituimit të kuvendit. Për të 23-ën herë me radhë deputetët u mblodhën aty për të tentuar t’i japin epilogun që duhet këtij zhvillimi politik e institucional. Pavarësisht kësaj, edhe seanca e 23-të dështoi. Kryesuesi i seancës, Avni…

Lajme

29/05/2025 11:33

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot për të zhvilluar seancën e radhës si përpjekje e konstituimit të kuvendit.

Për të 23-ën herë me radhë deputetët u mblodhën aty për të tentuar t’i japin epilogun që duhet këtij zhvillimi politik e institucional.

Pavarësisht kësaj, edhe seanca e 23-të dështoi.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari bëri thirrje për partitë politike që të propozojnë emrat e tyre për komisionin për votim të fshehtë.

Nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma sërish nuk propozuan askënd dhe votimi dështoi pasi nuk mori votat e mjaftueshme.

“55 për, kundër një, abstenim nuk ka. Ndërpritet seanca shihemi më 31 maj në ora 10:30”, ka thënë kryesuesi Dehari. /Lajmi.net/